Letitia dhe Mbreti Felipe publikojnë fotot e reja zyrtare, Mbretëresha e Spanjës merr vëmendjen në rrjet

27 Nëntor 2024, 10:52Lifestyle TEMA
Letitia dhe Mbreti Felipe publikojnë fotot e reja zyrtare, Mbretëresha

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia janë fotografuar për portretet e tyre të reja zyrtare. 52-vjeçarja dukej veçanërisht mbresëlënëse në imazhet e realizuara nga fotografi me famë botërore, Ani Leibovitz. Ajo pozoi me një fustan të zi prej tyli mëndafshi pa rripa nga Cristóbal Balenciaga dhe një pelerinë të kuqe saten të viteve 1960.

Është një fustan që daton në vitet 1940 dhe i është dhuruar nga Fondacioni Antoni de Montpalau, i cili ekspozon veshje, aksesorë dhe objekte të lidhura me historinë e modës spanjolle.
Përveç kësaj, Letitia është fotografuar e veshur me gjerdanin e Mbretëreshës Ena, si dhe një palë vathë me diamante.

Së fundi, ajo zgjodhi të vendoste unazën e saj të preferuar, të markës italiane Coreterno, e cila ka të gdhendur një frazë nga Komedia Hyjnore e Dantes. Konkretisht aty shkruhet: “Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë”.
Letitia nuk ka dashur të fotografohet si gjakblu, e veshur me diademën e saj, por në konsultim me fotografin ka dashur t’i japë një “ajër hollywood” portretit të saj.

Burri i saj Mbreti Felipe nga ana e tij kishte veshur uniformën e tij ushtarake me dekorime dhe u fotografua në dhomën Gasparini në Pallatin Mbretëror në Madrid.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Banco de España (@bancodeespana)

6 Komente

  1. @
    @

    Kishin të drejtë frëngët në vitin 1789.

    Përgjigjjuni
    1. R
      R

      Fshati mbytet, kurvat krihen.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luigji dhe Antoneta

        Na ishte nje here, para 300 vjetesh, ne pallatin mbreteror te Versajes, ajken e luksit aristokrat te Europes, na u ngrefen para popullit te pakenaqur edhe koleget e tyre shume me te pasur dhe te fuqishem franceze, dhe jo si sot, por ne nje kohe kur mbreti shihej si Perendia vete qe me nje fjale merrte jete dhe niste luftera. Po ja qe atyre aristokrateve te paprekshem, i iken kokat nje e nga nje.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          pak si shpejt e lane balten e te mbyturve keta gjakdhjeri arrixhiu gerki arabi....

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            kokepalaret dhe plehrat po na komentokan per keq Mbretin dhe Mbretereshen e Spanjes.... O hapu Dhé kur komentoni dhe ju o minjte e Shqiperise!!!! Me tritol t'ju djegesh neper gjirizet ku jetoni!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Messerschmitt

              Gjakdhjeri Gjakdhjer ngelet ....!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje