
Është shfaqur fotografia e fundit tronditëse e Liam Payne pak ora para se të humbte jetën në Argjentinë. Në foton e fundit të publikuar nga “Daily Mail”, këngëtari shihet teksa mbahet nga krahët dhe duart nga tre burra në një holl hoteli.
Imazhi tragjik, është marrë nga pamjet CCTV të regjistruara brenda hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires, ku Payne po qëndronte në momentin e vdekjes së tij më 16 tetor.
Pamjet tregojnë se këngëtari është marrë nga krahët nga tre punonjës të hotelit, të cilët e kanë vendosur në ashensor dhe më pas e kanë dërguar në dhomën e tij, pasi këngëtari kishte sjellje të dhunshme.
Mirëpo këto pamje kanë ngritur një tjetër pyetje? Se përse punonjësit nuk thirrën një ambulancë, kur panë se Liam ishte në atë gjendje.
Vetëm pak orë pasi është marrë në atë gjendje dhe është dërguar në dhomë, këngëtari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.
Payne ndërroi jetë pasi mori plagë të shumta nga rënie nga ballkoni që rezultuan fatale për të. Raporti toksikologjik gjeti gjurmë të 'alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve”.

Gjithmonë të tjerët kanë faj. Këngëtari vendosi të bëj me jetën e tij çfarë i donte bitha. Më në fund shpëtoi.
... dhe si gjithmonë gazetat vazhdojnë me thashetheme-lajme...
Mirë e ka bërë drogaxhiu. Por i dhimbset më shumë gazetarëve????