‘’Ligji i tërheqjes’’, Dua Lipa: Çdo gjë që manifestoj më ndodh vërtet

18 Dhjetor 2024, 10:26Lifestyle TEMA

‘’Ligji i tërheqjes’’, Dua Lipa: Çdo

Lista e arritjeve muzikore të Dua Lipës për vitin 2024 është e gjatë. Vetëm në këtë vit ajo publikoi albumin e saj të tretë në studio, Radical Optimism dhe nisi turneun e saj më të madh global deri tani.

“Sinqerisht ka qenë viti më i mirë i jetës sime. Unë kam bërë gjëra që kam dashur t’i bëj për kaq shumë kohë,” tha Lipa për Billboard U.K.

“Ka ardhur një moment në vit ku unë po mendoja, ‘Më duhet të ulem dhe të shkruaj disa ëndrra të reja dhe plane të reja dhe gjëra të tjera që doja të bëja’”, thotë ajo.

Dua flet për manifestimin, idenë se duhet të imagjinojë qëllimet dhe arritjet e saj më të mëdha që ato të bëhen realitet. Në fakt, përdorimi i fjalës nga Lipa kontribuoi që Fjalori i Kembrixhit të emëronte “manifestimin” si fjala e vitit. Megjithatë, ajo po e mban sekret atë që ka më pas në axhendë. “Nuk mund t’ju them vërtet, pasi ato duhet të jenë sekret për t’u bërë realitet…” thotë ajo.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Na jep ca miliona o Dua, se edhe unë pastaj i "manifestoj" ç'të dua.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Safa Ymeri

      Po babain gjalle e ke moj vajze?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje