Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.
Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.
Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj. Edhe për dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.
Mesazhi i tij zanor:
Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.
Ti ik vazhdo me gojoret çte duhet me Parashqevin
Prandaj asnje s duhej te fliste dhe ajo s duhet te degjonte asnje koment se esht ceshtje shum delikate. Gjynaf ajo e gjynaf eltoni qe e ka prane.
Thjesht po vraponit shume prej entuziazmit. Parashqevia ka nevoje vetem per qetesi dhe te mos degjoje absolutisht cfare po behet ne Shqiperi e tik-tok. Kjo e demton dhe rrezikon shume. Ne vend te vini vetulla, rrezikoni te nxirni syte. Lidhe i me familjen, Vella moter cfare ka, dhe lereni ne dore te tyre. Lereni ne qetesi.
I urojme Parashevise te behet mire menderisht dhe te mund te filloj nje jete normale. Por gjithe kjo zhurme po largon vemendjen nga hajduti Veliaj qe Spak po e heton.
E gjete... haaa te rrosh vete dhe shoku Sali.
Parashqevia ka nevoje per psikiater ose psikolog Z.Elton. Ti nuk di se cte besh pasi nuk eshte e lehte te komunikosh apo te sillesh me njerez me probleme te shendit mendor. Shteti shqiptar duhet te beje perpjekje te sjelle prane familjes ne Shqiperi dhe ti ofroje nje psikolog.Rruget e New York-ut jane te pameshirshme per te pastrehet sidomos per femrat e pastrehe.
Po pse çfarë mendoje ti se kjo situate tragjike e stabilizuar prej shumë e shumë vitesh ne jetën e kësaj gruaje te gjore do zgidhej me një darke dhe një unaze? Heshtja kapak floriri, prandaj ne qoftë se po e ndihmon me shpirt mbajeni larg nga llafazanet komentuesit dhe analistet.
Ehhh ne se iken kujt po i rruhet . Na mbyten budallenjte. Shikoni rruget trotuaret rrogat dritat ujin mos u merni me débil te tipit as mashkull as fermer