Lot dhe emocione në Japoni, Panda-t e fundit kthehen në Kinë, duke prekur miliona zemra

26 Janar 2026, 11:12Lifestyle TEMA
Lot dhe emocione në Japoni, Panda-t e fundit kthehen në Kinë,

Në Kopshtin Zoologjik Ueno në Tokio, mijëra adhurues të pandave u mblodhën këtë të dielë për t’i dhënë lamtumirën dy pandave gjigante, Xiao Xiao dhe Lei Lei, para se ato të ktheheshin në Kinë, një moment emocional që ka bërë xhiron e rrjeteve ndërkombëtare.

Vizitorët formuan radhë të gjata dhe shumë prej tyre prisnin orë të tëra për një pamje të fundit të këtyre kafshëve të dashura, të cilat janë bërë simbol i dashurisë dhe i familjes për publikun japonez. Disa prej njerëzve u panë duke qarë, ndërsa të tjerë ndanë kujtime personale me “binjakët e kuq e zi”.

Ky kthim shënon fundin e një epoke për Japoninë, e cila do të mbetet pa panda për herë të parë në rreth 50 vjet, që nga koha kur këto kafshë u bënë një simbol miqësie midis Japonisë dhe Kinës në vitin 1972.

Fotografitë dhe komentet e ndara nga fansat në rrjetet sociale tregojnë emocionin e fortë dhe lidhjen e jashtëzakonshme që vizitorët kishin me këto kafshë, të cilat shpesh u shndërruan në një pjesë të rëndësishme të jetës dhe kujtimeve të tyre./E.K 
Burimi: Reuters 

 

1 Komente

  1. .
    .....

    Mishi kokerr

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje