Michael Bauman, drita drejt Oscar-it dhe befasimi i tij për mrekullitë e Shqipërisë

23 Janar 2026, 17:39Lifestyle TEMA

Michael Bauman, drita drejt Oscar-it dhe befasimi i tij për mrekullitë

Nga Nju Jorku Marko Caka

Pa dyshim, filmat e këtij viti dallohen për nivel të lartë realizimi dhe cilësi artistike. Për këtë do të ketë kohë të flitet deri në ceremoninë finale. Ajo që dua të theksoj sot është diçka tjetër: një mirënjohje personale, por me domethënie publike.

 Ky edicion bëhet i veçantë nga shfaqja e një emri që për profesionistët e industrisë nuk është aspak i panjohur, Michael Bauman, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë Best Cinematography për filmin “One Battle After Another”, me protagonistë Leonardo DiCaprio, Sean Penn, Teyana Taylor dhe Benicio Del Toro.

 Michael Bauman konsiderohet prej vitesh si një nga gaffer-ët më të mirë të ndriçimit në botë dhe, së fundmi, si një nga Drejtorët e Fotografisë më premtues në Hollywood, veçanërisht në ndriçimin e filmave të studiove të mëdha.

Për mua, ky nominim ka një domethënie të veçantë për shkak të një historie personale, që më lejoi ta njoh nga afër karakterin e tij njerëzor. Katër  vite më parë, gjatë pandemisë globale, bashkëshortja ime, Ediola Pashollari, po kërkonte të hapte një kapitull të ri në karrierën e saj duke u vendosur përfundimisht në Nju Jork. Pavarësisht përvojës së gjatë profesionale si lidere në disa organizata ndërkombëtare dhe kualifikimeve të larta akademike, aplikimet e saj për pozicione drejtuese si përgjigje kishin të njëjtin justifikim paradoksal: overqualified.

Në kulmin e këtij procesi profesional, erdhi një telefonatë e papritur nga vetë Presidenti-themelues i International Cinematographers Lighting Society (ICLS), Michael Bauman. Pasi kishte shqyrtuar CV-në e Ediolës, ai i ofroi menjëherë pozicionin e Drejtores Ekzekutive të shoqatës. Një bisedë e shkurtër mjaftoi për të shprehur bindjen dhe krenarinë e tij që një institucion ndërkombëtar i këtij niveli të drejtohej nga një grua me përvojë shumëvjeçare në organizmat  ndërkombëtare dhe me formim akademik në disa Universitete prestigjioze në Angli dhe SHBA.

Që nga ajo ditë, Ediola drejton një nga institucionet më të rëndësishme të ndriçimit në industrinë e filmit hollivudian, në një botë ku drita nuk është thjesht teknikë, por gjuhë artistike. Në këtë rol, ajo bashkëpunon nga afër me  bordin drejtues të ICLS-së, si dhe  bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e departamenteve të ndriçimit të filmave epikë si Rafael Sánchez (Joker 2) dhe Martin Smith (Mission: Impossible). Gjithashtu ajo  kordinon aktivitetin e  500 anëtare të shoqatës, që janë kokat e ndriçimit të kinematografisë botërore. Si dhe moderon aktivitetet e ndryshme me producentë e  aktorë të njohur ndërkombëtarisht.

Puna e anëtareve të ICLS-it është një kontribut që rrallë shihet nga publiku, por që përcakton identitetin vizual të filmave më të mëdhenj në botë.

Pikërisht për këtë arsye e solla sot në vëmendje këtë moment të rëndësishëm në karrierën e Michael Bauman, tashmë i nominuar për Oscar. Jo vetëm sepse e meriton si profesionist, por edhe si njeri i thjeshtë, komunikues dhe i hapur.

Gjatë vizitës sonë në Shqipëri, Bauman tregoi interes të veçantë për vendin tonë. Ai  kërkonte vazhdimisht   që  t’i dërgonim fotografi nga çdo vend që ne vizituam, për t’i pasur si referencë për projektet e tij të ardhshme. Gjithashtu ai donte në detaje jo vetëm infrastrukturën por edhe arkitekturën shqiptare. Sipas reagimeve të tij, ai u befasua nga bukuritë e rralla dhe mahnitëse të Shqipërisë, duke shprehur hapur idenë se pse këto peizazhe të mos bëhen pjesë e produksioneve të mëdha hollivudiane.

Ndoshta ky nominim për Oscar është edhe një dritë e vogël shprese që një ditë, kamera e Hollywood-it të ndalet edhe mbi Shqipërinë.

8 Komente

  1. l
    lexuesi

    Bravo zoti Caka,reklama per bashkshorten tuaj ishte mese e plote dhe ,sa per buklurite e vendit tone ,sapo na i shprehu bukuroshja Trump.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeni te pa paré

      Pse kaq te.... veckel?! Ka vite qe e shoqja e tij eshte ne ate detyre, dhe mund ta kish bere shume me pare "reklamen per bashkeshorten", apo te fliste per te kohe me pare... apo jo?! Nese sot nuk do te permendte qe nje zoteri i nominuar per Oscar mund te beje te mundur neser vendosjen e Shqiperise ne vemendjen e Hollywood-it, kjo fale lidhjes me keta si shqiptare.... atehere cfare lajmesh duan te degjojne e lexojne gjithçkaditesit ne Shqiperi... protestat e saliut dhe bemat e Vipseve te big brother-it ?

      Përgjigjjuni
    2. a
      arjani

      ky zoteria flet me shume per te shoqen ne kete shkrim, se sa per personin e deklaruar.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirn

        Doni me per Belulin

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Po pse gjith kjo xhelozi, ne vend qe te tregoheni dashamires per cfar ka shkruar zoteria, pa pike turpi villni vrer. Edhe nje miku im ne nje vend te huaj, dergoi cv dhe me pas e thiren ne intervist dhe fitoi mes shume konkuruesve, shqiptar si ne eshte, o komentues (lexyesi dhe arjani).

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durrsaku

            Zotërinj kur lexoni një artikull mos të jeni tapë e mos flisni budalliqe. Gazetari nuk e ka çeshtje të reklamojë gruan e tij qysh se nuk e njohim imagjino sa profil të ulët që ka , por për të bërë personazhin që është i nominuar për Oscar duhet të ketë një kuptim për ne shqiptarët që rrimë gjithë ditën pas bb, se po ti bie atëherë ka 24 kategori me 120 të nominuar e pse të ketë interes vetëm për atë. Ky ishte edhe qëllimi i autorit të shkrimit pse ja dedikoi specifikisht atij që na solli një histori që do të thotë se ne shoqatën ku ai është President, zevendësen e tij CEO ka një shqiptare që nuk është lehtë të depërtosh në këtë fushë të filmit Amerikan . Kaq e thjeshtë është e ju nuk e kuptoni, e nuk ka nevojë ta krahasoni këtë shembull suksesi me belulat tuaj që rrinë nga mgjesi deri në darkë me personazhe që e kanë kallirin bosh dhe ju mbajnë shtrënguar tek ekrani. Më të rëndësishëm për ju janë vipat e bb, o pika që sju bie.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Eh, ky filmi i gjatë bam bum plot akte terroizmi a diçka e ngjashme. Si film vl mu duk. As e përfundova dot.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazetari

                Doni me per Belulin? Per Belul Gjeraqinen e kam fjalen..dmth per gruan e Markos.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje