Emma Stone thyen rekorde! Bëhet gruaja më e re me 7 nominime për Oscar

23 Janar 2026, 13:06Lifestyle TEMA
Emma Stone thyen rekorde! Bëhet gruaja më e re me 7 nominime për

Emma Stone, 37 vjeçe, me nominimin e saj të ri për Çmimin Oscar për performancën në filmin “Bugonia”, bëhet personi i dytë më i ri në historinë e Oscars dhe gruaja më e re, që arrin shtatë nominime.

Rekordin më parë e mbante Meryl Streep, e cila fitoi nominimin e saj të shtatë në vitin 1988, në moshën 38 vjeç. Pa marrë parasysh gjininë, rekordin e mban deri sot Walt Disney, i cili kishte arritur shtatë nominime në vitin 1936, vetëm në moshën 34 vjeçare.

Stone gjithashtu bëhet gruaja e parë që merr dy nominime, si për prodhimin ashtu edhe për performancën e të njëjtit film.

Një nominim i tillë i dyfishtë ishte për Frances McDormand në vitin 2021 për filmin “Nomadland”.
Stone kishte arritur nominimin e saj të parë të dyfishtë në vitin 2023 për filmin “Poor Things” dhe tani, me “Bugonia”, shënon të dytin./E.K

Lini një Përgjigje