Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: U prek nga një virus i rrallë vetëm 11 ditësh, ende nuk ecën

23 Janar 2026, 11:16Lifestyle TEMA
Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: U prek nga

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën e tij familjare, duke ndalur veçanërisht te historia e djalit të tij, Gabrieli, i cili u prek nga një virus shumë i rrallë vetëm 11 ditë pas lindjes.

Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Kadiu kujtoi fillimisht emocionet e lindjes së vajzës së tij, Lea, e cila erdhi në jetë në Romë. Ai e përshkroi momentin e parë kur e mori në krah si një ndjesi të paharrueshme, të shoqëruar me frikën dhe butësinë që ndjen çdo prind për herë të parë.

Sot, Lea është pjesë e pandarë e jetës së tij artistike, duke e shoqëruar shpesh në udhëtime dhe evente. Edhe pse e do baletin, ajo ka zgjedhur të merret me hip-hop dhe jo me baletin klasik si i ati.

Por gjithçka ndryshoi pas ardhjes në jetë të djalit të tij, Gabrielit, në gusht të vitit 2021. Vetëm 11 ditë pas lindjes, ai u përball me një situatë kritike shëndetësore, duke u shtruar me urgjencë në reanimacion.

“Gjithçka kishte shkuar mirë deri në fund. Pastaj, papritur, diçka ndryshoi”, rrëfeu Kledi. Një virus i rrallë kishte kaluar nga hunda në tru, duke shkaktuar dëmtime serioze. Mjekët i shpjeguan se bëhej fjalë për një rast tepër të rrallë, një në dhjetëra mijëra.

Ai tregoi se pritja në spital dhe pasiguria për gjendjen e djalit ishte një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Gëzimi i lindjes u kthye në dhimbje dhe frikë, ndërsa pyetja që i përsëriste vetes ishte: “Pse Gabrielit dhe jo mua”.

Sot, Gabrieli ndjek kopshtin dhe përpiqet të bëjë një jetë sa më normale. Ai ende nuk ecën dhe ka vështirësi në lëvizje dhe të folur, por Kledi shprehet se shpresa mbetet e madhe, falë përparimeve të teknologjisë dhe mjekësisë.

“Ka lajme të mira dhe elemente që mund të ndihmojnë përmirësimin, jo vetëm për djalin tim, por për shumë fëmijë të tjerë”, u shpreh ai.

Balerini theksoi se kjo përvojë i ka bashkuar edhe më shumë si çift me bashkëshorten e tij, Sharlotën, duke e bërë familjen më të fortë përballë sfidave.

Ai tregoi gjithashtu se vajzës së tyre, Leas, ia kanë shpjeguar me kujdes gjendjen e të vëllait. Ajo e ka kuptuar situatën dhe tregon çdo ditë dashurinë e saj për Gabrielin.

“Lea është shumë e ndjeshme. Çdo mëngjes e puth dhe ai i përgjigjet në mënyrën e tij. Dashuria është ajo që na mban dhe na jep forcë”, përfundoi Kadiu./E.K

7 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Behu i forte Kledi, Zoti eshte i madh edhe per Gabrielin, kurajo te gjithe! Lutemi per ju.

    Përgjigjjuni
    1. G
      GRETA

      Të shkuara djalit, z. Kadiu… Me siguri do bëhet mirë… Uroj që me ndihmën e Zotit, dhe të mjekësisë, Gabrieli ta shohim të lozi njëlloj si shokët e shoqet e tij…

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fluturaku

        Shume familje e bukur. Sherim te shpejt djalit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artan

          Shërim të shpejtë dhe një jetë te gjatë e të lumtur djalit!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mendim

            Kurajo e force, do fati te behet mire.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Kurajo Klejdi.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa

                Zoti ju ndimoft Kleidi durim e force ne ta besojm sa e Fort esht dhimbja kemi 40 vjet qe e perjetojm ????????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje