Majoneza dhe ketchup-i nuk do të ekzistojnë më në bustina plastike, ja çfarë vendimi ka marrë BE

22 Janar 2026, 14:47Lifestyle TEMA
Majoneza dhe ketchup-i nuk do të ekzistojnë më në bustina

Nëse jeni mësuar të shoqëroni patatet apo burgerin me bustina të vogla ketchup-i dhe majoneze, kjo mund të marrë fund shumë shpejt. Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë nga qarkullimi bustinat njëpërdorimshe për salca në bare dhe restorante, duke filluar nga gushti i vitit 2026.

Vendimi është pjesë e rregullores së re europiane për paketimet (PPWR), e cila synon të ulë ndjeshëm mbetjet plastike dhe të promovojë përdorimin e enëve të ripërdorshme apo dozatorëve në ambientet e shërbimit.

Edhe pse duket si një ndryshim i vogël, masa ka ngjallur debat në shumë vende europiane, pasi prek zakone të përditshme të konsumatorëve dhe mënyrën se si shërbehet ushqimi jashtë shtëpisë.

Qëllimi final i Bashkimit Evropian është të reduktojë mbetjet e paketimit për frymë me 15% deri në vitin 2040, duke luftuar ndotjen nga plastika njëpërdorimshe.

Burimi: Diario AS

Lini një Përgjigje