Chiara Ferragni ka njoftuar rikthimin e saj në skenën ndërkombëtare të modës, duke zbuluar se është fytyra e re e Guess për pranverën 2026. Ky bashkëpunim shënon angazhimin e saj të parë të madh pas mbylljes përfundimtare të çështjes ligjore që e shoqëroi gjatë dy viteve të fundit.
Sipërmarrësja dhe influencuesja e njohur rikthehet kështu në botën e modës aty ku e kishte lënë, duke u bërë imazhi i një prej markave më të njohura në nivel ndërkombëtar.
Paul Marciano, bashkëthemelues dhe Drejtor Kreativ i Guess, u shpreh se zgjedhja e Ferragnit ishte e natyrshme: “Që në fillim ndjemë një lidhje të fortë me Chiaran. Energjia, vetëbesimi dhe qëndrimi i saj përfaqësojnë në mënyrë të përkryer shpirtin e Guess. Ajo është shembull i një gruaje që beson në veten e saj dhe ecën përpara me vendosmëri.”/E.K
Lini një Përgjigje