Modelja dhe influencerja me origjinë shqiptare, Jori Delli, feston sot ditëlindjen e saj të 31‑të, duke zgjuar edhe njëherë vëmendjen e fansave dhe mediave online përmes një poste shumë provokuese në Instagram.
Për këtë ditë të veçantë, Jori ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një kolazh fotosh në të brendshme të zeza, ku pozon në mënyrë shumë provokuese dhe thekson format e saj trupore, duke marrë qindra mijëra “pëlqime” dhe komente nga admiruesit e saj.
Modelja e njohur, e cila ka zhvilluar karrierë në modeling në Itali dhe ka fituar famë edhe pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania 2”, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbizit shqiptar dhe jo vetëm./E.K
Lini një Përgjigje