Modelja shqiptare vazhdon të befasojë: refuzova Ronaldon se s’ishte shqiptar, zbulon edhe takimin me Princ Harry

21 Janar 2026, 09:01Lifestyle TEMA
Modelja shqiptare vazhdon të befasojë: refuzova Ronaldon se

Juliana Nura vazhdon të surprizojë publikun me rrëfime që, sa herë i dëgjon, të lënë të mendosh nëse po sheh një intervistë të një modelje shqiptare apo "një serial ndërkombëtar me yje botërorë".

E ftuar në emisionin “Canapé”, bukuroshja nga Drenica tregoi pa shumë dilema se në jetën e saj kanë kaluar emra që shumica i shohin vetëm në televizor. Dhe jo, sipas saj nuk bëhet fjalë për thashetheme, dhe pse rrjeti është mbushur me 'meme'pas këtyre deklaratave.

Juliana rrëfeu se vite më parë kishte qenë e pranishme në ditëlindjen e Karim Benzemas, ku madje kishin prerë tortën bashkë. Momenti, siç duket, nuk ka mbetur vetëm në kujtesë, pasi fotot janë bërë virale në rrjet dhe ende qarkullojnë online. “Jam përpjekur t’i heq, por nuk kemi mundur për shkak të të drejtave autoriale”, tha ajo.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. E pyetur për një deklaratë të mëhershme, Juliana konfirmoi se kishte takuar edhe Cristiano Ronaldon, pikërisht në një periudhë kur ylli portugez ishte në kërkim të një partnereje. Megjithatë, historia mbyllet shpejt: refuzim i prerë. Arsyeja? Ronaldo nuk ishte shqiptar dhe, sipas saj, nuk përputheshin në vlera dhe mendime. 

Si për ta kompletuar listën, Juliana zbuloi se ka takuar edhe Princ Harry-n në Londër, në kohën kur ai ishte ende beqar dhe në kërkim të një partnerjeje. Një tjetër takim që i shtohet dosjes së njohjeve “mbretërore” të modeles./E.K

3 Komente

  1. A
    Analisti

    Jevgjitja refuzon princin anglez. Mjere kush i lexom dhe beson.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Brravo i qoft shkon tek ditlindja benxemas se e ka mar vesh qe nonen e ka shqiptare si duket , ose baben , se ndryshe nuk kishte per ti shku ne ditlindje , ose meqe osht myslymon .

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ???

        Për të lexuar i lexojnë të gjithë Temaxhit,mjerë kush i beson kto vajza në delir

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje