I biri nxori zbuluar tensionet në familje, ky është reagimi i David Beckham

20 Janar 2026, 15:10Lifestyle TEMA
I biri nxori zbuluar tensionet në familje, ky është reagimi i

David Beckham u shfaq për herë të parë në publik pasi djali i tij i madh, Brooklyn Beckham, bëri deklarata të forta që hodhën dritë mbi tensionet familjare dhe pretendimet për përpjekje për të sabotuar dasmën e tij. Të martën, më 20 janar, ish-futbollisti anglez mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), në kuadër të Takimit të 56-të Vjetor që po zhvillohet në Davos, Zvicër. Beckham u pa i qetë dhe i buzëqeshur teksa pozoi për fotografët dhe u shfaq gjithashtu në një kabinë podkastesh, duke marrë pjesë në diskutime në përputhje me temën e këtij viti të forumit, të titulluar “Një Frymë Dialogu”.

Shfaqja e tij publike vjen vetëm pak orë pasi Brooklyn Beckham theu heshtjen përmes një serie postimesh në Instagram Stories, pas muajsh thashethemesh që flisnin për një përçarje mes tij, bashkëshortes Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham. Pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike, David Beckham ka zgjedhur të mos komentojë publikisht deklaratat e të birit. Kur u pyet nga gazetarët e Sky Neës, ai reagoi vetëm me një buzëqeshje, pa dhënë asnjë deklaratë, dhe vijoi normalisht axhendën e tij në aktivitetet e forumit.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet gazetari duke e pyetur: “David, a ke ndonjë mesazh për Brooklyn-in pas asaj që u zbulua këtë mëngjes?” dhe më pas shtoi: “A je i zhgënjyer që çështjet familjare po bëhen publike?”. Forumi Ekonomik Botëror në Davos mbledh çdo vit, sipas faqes zyrtare, liderë globalë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe akademia, me synimin për të zhvilluar diskutime mbi sfidat kryesore globale dhe për të përcaktuar prioritete për të ardhmen./E.K

1 Komente

  1. R
    Real

    Eshte treguar shume large pames. E cfare te thote per kete djale plange prishes, per kete piskuric qe eshte i marre peng. Ai ka llogarit fundin e telenoveles,kur i biri te zgjohet nga gjumi, dhe cdo peshtyme te bie mbi ate vete. Kurre nje prind nuk e name femijen e tije.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje