Modelja shqiptare pëson hemorragji cerebrale, mbidhet në kohë rekord shuma për trajtimin e saj

20 Janar 2026, 10:54Lifestyle TEMA
Modelja shqiptare pëson hemorragji cerebrale, mbidhet në kohë

Modelja shqiptare, 25-vjecare, Dajana Kalo e njohur për karrierën e saj në modë dhe rrjetet sociale, ka përjetuar një situatë serioze shëndetësore, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV). Për shkak të kësaj gjendjeje të rëndë, ajo ka humbur aftësinë për të lëvizur anën e djathtë të trupit dhe ndodhet e shtruar në repartin e neurokirurgjisë në QSUT.

Situata e Dajana Kalos ka ngjallur një reagim të jashtëzakonshëm nga qytetarët shqiptarë, të cilët në kohë rekord kanë mbledhur rreth 200,000 euro për të mbështetur trajtimin dhe rehabilitimin e saj. 

Në ditët e fundit, mediat rozë kanë raportuar se modelja pritet të nënshtrohet një intervenimi urgjent në tru.

Ky rast ka ngjallur gjithashtu reagime nga figura publike shqiptare, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet për modelen./E.K

3 Komente

  1. a
    armand

    Shume mire qe jane mobilizuar shqiptaret por ketu lind nje pyetje tjeter : sa persona mund te jene ne kushtet e modeles qe per "faj" te mos publicitetit te gjendjes se tyre s'mund te kene kujdesin e duhur ? Me e mira do te ishte qe te krijohesh nje fond ku shqiptaret sipas mundesive te jepnin kontributin e tyre dhe ku te gjithe personat me probleme mund te perfitonin. Sherim te shpejte vajzes .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      10/10

      Armand:10/10

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fieraku

      Nuk e shikoj si Modele..por si nje vajze ne Nevoj...qe duhet ndihmuar..se i ka rene Hall i madhe... Jame shume dakorde per kontiributin vullneter..gjithkushe sipas mundesise..sepse kjo tregon qe ne shoqerine tone nuk ka vdekur Humaniteti.....dhe uroj qe te ndihmohen edhe njerez te tjere ne nevoj ..dhe jo vetem Modele....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje