VIDEO/ Princi Harry paraqitet në gjykatë në Londër për betejën ligjore kundër Daily Mail

19 Janar 2026, 16:33Lifestyle TEMA
VIDEO/ Princi Harry paraqitet në gjykatë në Londër për

Princi Harry ka mbërritur në Londër për të marrë pjesë në seancën hapëse të një procesi të rëndësishëm gjyqësor kundër Associated Newspapers, kompania botuese e gazetave Daily Mail dhe Mail on Sunday. Lajmi raportohet nga revista amerikane People.

Duka i Sussex-it është pjesë e një grupi paditësish me profil të lartë, mes të cilëve janë këngëtari Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish, aktoret Elizabeth Hurley dhe Sadie Frost, si dhe figura të tjera publike. Ata e akuzojnë botuesin për përdorim të paligjshëm të metodave të mbledhjes së informacionit, përfshirë përgjime telefonike, përdorim të hetuesve privatë dhe sigurim të të dhënave personale në mënyrë të paligjshme.

Sipas People, Princi Harry ka udhëtuar nga Kalifornia për të ndjekur personalisht seancën dhe pritet të dëshmojë në gjykatë gjatë ditëve në vijim. Burime pranë tij kanë deklaruar se ai ndihet i vendosur dhe i përgatitur për këtë betejë ligjore, të cilën e konsideron pjesë të misionit të tij për të kërkuar përgjegjësi nga media tabloide britanike.

Associated Newspapers i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar pretendimet si të pabaza dhe ka kërkuar më herët rrëzimin e çështjes, kërkesë që u refuzua nga gjykata. Procesi pritet të zgjasë disa javë dhe të jetë një nga më të kushtueshmit e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo padi është pjesë e një serie procesesh ligjore që Princi Harry ka ndërmarrë vitet e fundit kundër mediave britanike, të cilat ai i akuzon për shkelje të rënda të privatësisë së tij dhe familjes mbretërore./E.K

Burimi: People

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Simon Perry (@sperrypeoplemag)

Lini një Përgjigje