Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

19 Janar 2026, 11:35Lifestyle TEMA
Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të

Ashley St Clair, nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka paditur kompaninë e tij xAI, duke pretenduar se Grok, mjeti i inteligjencës artificiale në platformën X, ka krijuar dhe shpërndarë imazhe seksuale të saj pa pëlqimin e saj, përfshirë edhe një imazh ku ajo shfaqej nën moshë. Padia u dorëzua në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut dhe kërkon dëme kompensatore dhe ndëshkuese.

St Clair, 27 vjeçe, pretendon se Grok vazhdoi të prodhonte përmbajtje degraduese edhe pasi ajo kishte kërkuar heqjen e tyre. Ajo përfaqësohet nga avokatja Carrie Goldberg, e specializuar në mbajtjen përgjegjëse të kompanive teknologjike për ngacmime dhe abuzime.

Padia përshkruan imazhe të krijuara nga Grok që paraqesin St Clair si të mitur dhe të rritur në mënyra seksuale dhe degraduese, si dhe manipulime digjitale të trupit të saj me tatuazhe dhe simbole të papërshtatshme.

xAI ka reaguar duke thënë se përdoruesit janë përgjegjës për përmbajtjen që krijojnë, ndërsa kompania ka depozituar një countersuit, duke pretenduar se St Clair duhet ta ndjekë çështjen në Teksas dhe jo në Nju Jork.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar për përdorimin e AI për krijimin e imazheve seksuale pa konsensus dhe rrit debatet mbi përgjegjësinë ligjore të kompanive teknologjike./E.K

Burimi: The Guardian

Lini një Përgjigje