Monika Kryemadhi, e cila aktualisht ndodhet nën hetim nga SPAK, ka ironizuar procesin ndaj saj gjatë prime-it të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Albania 5”.
Teksa në studio po diskutohej për akuzat e Inës lidhur me ndërhyrjet estetike të Brikenës, Kryemadhi bëri një krahasim thumbues, duke përmendur hetimet e SPAK-ut ndaj saj.
“Mos mu bëni si ata të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike dhe s’kanë gjetur asgjë. Sa më të bukura dhe sa më të mira të jenë gratë, nuk ka asgjë të keqe. Vetëm botox në tru mos bëni, se ajo nuk ju hyn në punë”, u shpreh Kryemadhi.
Momenti nuk kaloi pa ironi edhe nga moderatori Ledion Liço, i cili reagoi me humor ndaj deklaratës së opinionistes.
“Në rastin tënd, Monika, SPAK-u s’ka çfarë të gjejë, sepse ti je 100% natyrale”, tha Ledioni, duke shkaktuar të qeshura në studio./E.K
E kemi dashur tv- topchenel për programet dhe stafin e përzgjedhur të gazetarëve dhe moderatorëve. Por ka kohë që ky kanal ka devijuar kursin dhe po behet një burim degjenerimi jo vetëm për rininë, por të gjithë shoqërinë. Kulmi arriti me Monikën. Një figurë e degjeneruar dhe e korruptuar deri në palcë që për teleshikuesit është tejet e neveritshme.
Kush eshte ky burri?
shoku Likes
Munika po shfrytezon rolin e saj ne kete show per te bere politike kunder drejtesise, edhte.ne nderin e TV Top Channel qe ta largoje kete degjenerate mashtuese
O Shaban RRESPEKT ke shum tē drejt Shqipria ka mar fund mē keq se kok lopa fshatare hajdutja Mona imorale.