Një grua që pretendonte se ishte vajza sekrete e legjendës së muzikës rock, Freddie Mercury, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një formë të rrallë kanceri.
Sipas Page Six, gruaja, e njohur publikisht vetëm me inicialen B, ndërroi jetë pas një lufte të vështirë me chordoma, një kancer i rrallë i shtyllës kurrizore. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, i cili tha se ajo u shua “paqësisht”, duke lënë pas dy djem të mitur.
Pretendimi se ajo ishte vajza e fshehtë e këngëtarit të Queen u bë publik vitin e kaluar përmes librit “Love, Freddie”, shkruar nga autorja Lesley-Ann Jones. Sipas librit, B kishte lindur në vitin 1976, pas një lidhjeje të shkurtër që Freddie Mercury dyshohet se kishte pasur me bashkëshorten e një miku të tij të afërt.
Autorja shkruan se Mercury ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e vajzës së tij dhe kishte një marrëdhënie të afërt me të deri në vdekjen e tij në vitin 1991. Megjithatë, identiteti i saj u mbajt sekret për dekada, për të mbrojtur jetën private të saj dhe të familjes.
Page Six thekson se lidhja biologjike mes saj dhe Freddie Mercury nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndonëse autorja e librit pretendon se ekzistojnë prova, përfshirë një test ADN-je, rezultatet e të cilit nuk janë bërë publike.
Raportohet se hiri i saj është shpërndarë në Alpe, ndërsa bashkëshorti i saj është shprehur se ajo “tani është bashkë me babain e saj”./ E.K
Burimi: Page Six
jo kancer po SIDA