Robert F. Kennedy Jr flet pa filtra për dietën e Trump: Ha ushqim shumë keq, nuk e di se si është gjallë

15 Janar 2026, 08:37Lifestyle TEMA
Robert F. Kennedy Jr flet pa filtra për dietën e Trump: Ha ushqim

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr në një intervistë për podcast-in e Katie Miller ka zbuluar se presidenti Donald Trump konsumon ushqime të shpejta.

Sipas tij, Trump shpesh ha ushqim shumë të keq dhe pi shumë pije me gaz siç është Diet Coke.

“Gjëja interesante në lidhje me presidentin është se ai ha ushqim shumë të keq, që është McDonald’s. Dhe pastaj karamele dhe Diet Coke. Ai pi Diet Coke gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Duke folur lidhur me mënyrën sesi ushqehet presidenti, ai u shpreh se nuk e di sesi është gjallë nga kjo mënyrë e të ushqyerit.

“Nuk e di se si është gjallë, por është”’, tha ai.
Kennedy theksoi se presidenti është në gjendje të shkëlqyer fizike.

“Dr. Oz shikoi të dhënat e tij mjekësore dhe tha se ka nivelin më të lartë të testosteronit që ka parë ndonjëherë për një individ mbi 70 vjeç”, tha Kennedy.

“E di që presidenti do të jetë i lumtur që ta përsëris këtë”, shtoi ai./E.K

4 Komente

  1. L
    Lani

    Presidenti me idiot ne histori

    Përgjigjjuni
    1. H
      HAHAHAHAHAHHA

      Po na thote cudi te madhe. E dime qe Traplluqja ha si gomar se eshte dhjamc 1 kuintal tamam si populli i vet trecereku obez qe nuk i ze as makina.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Njeriu ha ate qe i pelqen

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emini XIII.

          Të gjithë njerëzit me zemër te madhe , bujar dhe me paragjykym zero , ndihmoen nga Zoti ( é postulat ne Bibel ). Dhe kush nuk e kupton këtë postulat , ka për të vuajtur gjithë jetën .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje