Norvegjia dhe “treni magjik” i Aurorës Boreale që po bën xhiron e botës

14 Janar 2026, 17:03Lifestyle TEMA
Norvegjia dhe “treni magjik” i Aurorës Boreale që po

Fotot mahnitëse që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një “tren panoramik të natës për vëzhgimin e Aurorës Boreale” në Norvegji kanë rezultuar të jenë të rreme.

Imazhet virale, të krijuara me inteligjencë artificiale, tregojnë një tren futurist me mure dhe tavan prej xhami, por sipas RailTech, ato nuk përfaqësojnë asnjë projekt real.

Drejtori i përgjithshëm i Arctic Train, kompania që operon një tren të vërtetë për vëzhgimin e dritave veriore nga qyteti Narvik, ka deklaruar se pamjet janë “thjesht fantazi dhe aspak të realizueshme nga pikëpamja operacionale.”

Megjithëse Norvegjia ofron realisht udhëtime me tren për të parë Aurorën Boreale, treni panoramik futurist që po qarkullon online nuk ekziston dhe nuk është njoftuar nga asnjë autoritet apo kompani hekurudhore./E.K

Burimi: RailTech

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Trillionaire Life™ (@thetrillionairelife)

Lini një Përgjigje