“Nuk paska punë tjetër veç të martohet e ndahet!”- E tallën për dasmën e tij të tretë, Blero nuk i kursen komentuesit

16 Janar 2026, 14:37Lifestyle TEMA
“Nuk paska punë tjetër veç të martohet e


Këngëtari Blero Muharremi, u është përgjigjur komenteve të shumta në rrjetet sociale lidhur me dasmën e tij të tretë, e cila u mbajt mbrëmjen e 12 janarit.

Blero dhe partnerja e tij Eronita i dhanë fund beqarisë me një dasme të madhe dhe qindra të ftuar.

Por, përveç urimeve për çiftin, nuk munguan as komentet tallëse për Bleron, për faktin që kjo është dasma e tretë që ai bën. Kujtojmë se më herët ai ka qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë, po ashtu edhe me Afrona Dikën.

Komentet e ndjekësve ishin të tipit “uroj të jetë torta e fundit”, “si nuk përton, gjithë këto martesa”, “nuk paska punë tjetër veç të martohet e ndahet”, etj.

Blero ua ka kthyer përgjigjen komentuesve përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shfaqet duke kërcyer mes dasmorëve.

“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”, shkruan ai në një foto nga dasma.

 

 

7 Komente

  1. F
    Fukyu

    Ha ha ha ha ha smirushat

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Une s'e kuptoj çfare thote; nje fraze prej injoranti pa kuptim.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goya

        Ky djale nuk ka kuptuar parimin kryesor te ekzistences: Problemet apo kenaqesite e njeriut nuk vine nga faktore te jashtem por nga forca e brendshme per t'u pershtatur, per te luftuar, per t'u permiresuar sepse jeta eshte lufte dhe asgje nuk vjen e gatshme por krijohet me durim e kembengulje.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          Me thene te drejten, ky me te vertete na e shpifi mos mu martu asnjehere, as me gjete burre e as gru, idioti, eshte bere si sheik

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomori

            Mali! Mos u lodh kot. Injoroje kete debilin qe pellet si gomari nduhan, dhe keshtu ka per te bere edhe ne te shtaten duke mbledh bucelat per uje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MALLAKASTRIOTI

              Armiku më i rrezikshëm i njeriut,ndodhet në mëndjen e tij. "Një njeri që nuk ka probleme me veten e tij, Nuk e prish kurrë qetsin e tij, Për tu mar me problemet e të tjerëve . Kshu që , gjithmonë ata që kan probleme, Do meren më hallet dhe qejfet e të tjerëve.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xxy

                E more Blero mallakastrioti, po vete beheni objekt i vemendjes publike me postimet e dasmes nje, dasmes dy, dasmes tre, dasmes infinit. Njerezit qe ju rrethojne tuten tju tregojne se jeni lamash, ketu ne internet ju japin nje shkendije mencurie por ju kokemushke se kokemushke, nuk degjon njeri. Mbi te gjitha filozofon budallalleqe pa kuptim. Good luck in your endless journies!

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje