Klinika çon në gjykatë influenceren shqiptare: Shpërndau informacione dezinformuese për fëmijët

19 Janar 2026, 16:04Lifestyle TEMA
Klinika çon në gjykatë influenceren shqiptare: Shpërndau

Debati publik mes një klinike private në Tiranë dhe Eliona Pitarkes, ka hyrë në një fazë të re, duke u zhvendosur zyrtarisht në rrugë ligjore. Përplasja nisi pas reagimeve të klinikës, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta për fëmijë në rrjetet sociale, duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe. Pas këtyre paralajmërimeve, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, me postime dhe kundërpostime publike.

Sot, klinika bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas tyre, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet: 

''Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.
Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta...
Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.''/ E.K

Lini një Përgjigje