Një nënë britanike 35-vjeçare ka ndarë përvojën e saj të rrallë të jetës në Tristan da Cunha, ishullin më të largët të banuar në botë, duke zbuluar sfidat e përditshme në një komunitet kaq të izoluar.
Kelly Green, e cila është nga Eastbourne në East Sussex, u zhvendos në këtë ishull vullkanik në Oqeanin Atlantik Jugor më shumë se 10 vjet më parë. Ajo u vendos atje pas vizitës tek prindërit e saj dhe më vonë u martua me Shane, një banor vendas, me të cilin ka dy fëmijë që ndjekin shkollën e vetme të ishullit.
Tristan da Cunha ka më pak se 300 banorë, vetëm një dyqan, një shkollë dhe një pub. Dyqani lokal mbyllet gjatë dimrit, duke e bërë jetën më të vështirë dhe duke detyruar banorët të planifikojnë furnizimet me kujdes. Ishulli është i arritshëm vetëm me anije nga Cape Towni i Afrikës së Jugut, një udhëtim që mund të zgjasë deri në 15 ditë.
Kelly tregon se ushqimi për familjen shpesh sigurohet përmes peshkimit, gjuetisë dhe bujqësisë lokale. Dieta përfshin mish delet, lobster, peshk dhe perime të kultivuara vetë.
Ajo përshkruan komunitetin si shumë të ngushtë dhe miqësor, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Në ishull, ndjenja e sigurisë dhe solidaritetit është kaq e fortë sa që shumë shtëpi nuk mbyllen kurrë.
Përveç përkujdesjes për familjen, Kelly punon në zyrën e turizmit të ishullit dhe shpesh dokumenton jetën e saj në rrjetet sociale. Ajo ka ofruar një vështrim të rrallë mbi realitetin e jetës në një nga vendet më të izoluar të planetit, duke treguar sfidat dhe bukuritë e jetës në Tristan da Cunha./E.K
Burimi: The Sun
Lini një Përgjigje