Postime satirike që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe forume online kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve, duke ironizuar ish-presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me deklaratat e tij për Groenlandën.
Në disa postime virale pretendohet se një pastiçeri në Danimarkë ka krijuar një ëmbëlsirë satirike me fytyrën e Trumpit, si reagim ironik ndaj qëndrimeve të tij për territorin danez. Fotot dhe përshkrimet janë shpërndarë kryesisht në forume ndërkombëtare, platforma sociale dhe faqe humori, ku janë komentuar si formë satire politike.
Megjithatë, mediat nuk kanë raportuar zyrtarisht për këtë rast konkret, ndërsa vetë përmbajtja shihet më shumë si një reagim kreativ dhe humoristik i përdoruesve të internetit, sesa si një nismë e konfirmuar tregtare.
Reagimet satirike ndaj Donald Trumpit në Danimarkë dhe Groenlandë nuk janë të reja. Edhe më herët, protesta simbolike dhe elementë humori politik janë përdorur në rrjetet sociale për të kundërshtuar deklaratat e tij mbi Groenlandën, duke e kthyer çështjen në objekt ironie online./E.K
View this post on Instagram
I paskan bere ngjyre portokalli tamam si surrati i Trapit.
TR emrin do e kesh KR