Një vit pas divorcit, Monika Kryemadhi flet hapur për dashurinë: Është kryesore, ngroh shpirtin...

22 Janar 2026, 10:43Lifestyle TEMA
Një vit pas divorcit, Monika Kryemadhi flet hapur për dashurinë:

Ndërsa Ilir Meta ndodhet në burg dhe martesa mes tyre ka përfunduar zyrtarisht prej një viti, Monika Kryemadhi vijon të flasë publikisht për dashurinë, ndjenjat dhe jetën sentimentale, këtë herë nga studiot televizive.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Kryemadhi u shfaq, siç e cilëson vetë, “pa filtra”, duke ndarë mendimet e saj për dashurinë dhe raportin me ish-bashkëshortin.

“Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”, tha ajo, por sqaroi se nuk është në një fazë për të nisur një lidhje të re.

“Nuk mendoj se jam në fazë për të dashuruar sepse unë e kam dashurinë time”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se ndarjet nuk nënkuptojnë gjithmonë fundin e ndjenjave nga të dyja palët.

“Nuk është më prioriteti im një dashuri tjetër”, deklaroi ajo.

Në rrëfimin e saj, Kryemadhi u ndal te marrëdhënia me Ilir Metën.

“Për fatin tim të mirë ose të keq, Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit”, tha ajo, duke shtuar se jeta e saj politike ka nisur me Metën në krah dhe se politika ishte edhe arsyeja e ndarjes.

“E kam dashur ndoshta më shumë se sa më ka dashur ai”, u shpreh Kryemadhi./ E.K

3 Komente

  1. k
    k

    Edhe kur dashuron një fshatar injorant ,hajdut të korruptuar dhe burgaxhi ?

    Përgjigjjuni
    1. z
      zylfija

      Te paskan bere si burre ska serum e plastike qe te zbukuron ty. Je grua e keqe.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nata

        Kush eshte ky burri me te kuqe?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje