Drama në familjen Beckham: Ish-e dashura e Brooklyn nxjerr të palarat për ish-vjehrren

22 Janar 2026, 13:27Lifestyle TEMA
Drama në familjen Beckham: Ish-e dashura e Brooklyn nxjerr të palarat

Deklaratat e ish-e dashurës së Brooklyn Beckham, Tallia Storm, po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare. Në një intervistë për Mirror, këngëtarja britanike ka folur hapur për raportet e tensionuara me familjen e tij, duke zbuluar episode që e kanë shokuar gjatë kohës që ishte pjesë e jetës së Brooklyn Beckham.

Duke kujtuar lidhjen e tyre adoleshente rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklyn-in si “dashurinë e saj të parë”, duke theksuar se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe ajo ishte vajza e parë që u shfaq publikisht pranë tij. Ajo rikthen një episod që, sipas saj, i ndryshoi gjithçka:

“Gjatë një koncerti që po mbante në Hanover Square në Londër, Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë, por prania e tij u shoqërua me masa të forta sigurie. Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin. Mendova se ishte pak e tepruar.”
Situata u komplikuar edhe më shumë kur pas provave të zërit, Tallia doli jashtë dhe u përball me rreth 20 paparacë:

“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se e kisha thirrur vetë.”
Një tjetër moment që e ka lënë pa fjalë Tallia ishte përjashtimi i saj nga një event bamirësie luksoz. Ajo ishte ftuar të merrte pjesë me Brooklyn në Global Gift Gala, të organizuar nga Eva Longoria, mike e ngushtë e Victoria Beckham.

“Isha brenda sallës kur Brooklyn më shkroi: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Atëherë e kuptova qartë se Victoria nuk më pëlqente. Pavarësisht këtyre përvojave, Brooklyn ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i thjeshtë. E gjithë situata ishte një stuhí krejtësisht e panevojshme.”
Tallia Storm e mbyll intervistën duke nënvizuar se, megjithë episodet e pakëndshme me familjen Beckham, ajo ruan kujtime pozitive nga koha që ka kaluar me Brooklyn./ E.K

Burimi: Mirror

1 Komente

  1. U
    Umor Isti

    Çfarë problemesh me rëndësi ndërkombëtare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje