FOTO/ Të gjithë të çmendur pas Victorias, 'binjakes' së Georgina Rodríguez që ka shpërthyer rrjetin

23 Janar 2026, 12:14Lifestyle TEMA
FOTO/ Të gjithë të çmendur pas Victorias,

Një grua e quajtur Victoria është kthyer në një fenomen të vërtetë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me Georgina Rodríguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Victoria, nënë beqare e tre fëmijëve, ka arritur të fitojë rreth 80 mijë ndjekës në TikTok në më pak se një muaj, ndërsa videot e saj po shpërndahen me shpejtësi në platforma të ndryshme. Pamja e saj, me flokë të errët, tipare të ngjashme të fytyrës dhe forma trupore pothuajse identike, ka bërë që shumë përdorues ta quajnë “binjakja” e Georginës.

Ngjashmëria ka qenë aq e fortë, sa në rrjet kanë nisur edhe debatet për përdorimin e filtrave apo inteligjencës artificiale. Megjithatë, Victoria ka reaguar duke publikuar video pa filtra dhe pa makijazh, për të treguar se pamja e saj është reale.

Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shkruajnë me ironi: “Duket më shumë si Georgina sesa vetë Georgina”, ndërsa të tjerë shprehen të habitur nga ngjashmëria e pazakontë.

Fenomeni i Victorias ka kapërcyer rrjetet sociale, duke u pasqyruar edhe nga media të huaja, të cilat e kanë cilësuar historinë e saj si një nga rastet më interesante të ngjashmërive mes personazheve publikë dhe njerëzve të zakonshëm./ E.K 
Burimi:The Sun

2 Komente

  1. v
    vikingu

    Alamet jevge.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roni

      Do shkoj Ronaldo ta mori ke shpia, me tha vet ne telefon javen qe shkoi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje