Ka disa gjëra në jetë që thjesht nuk bëhen, si për shembull, t'i marrësh akulloren e dikujt. Kështu që, kur nëna e një djali 4-vjeçar në Uiskonsin (Wisconsin), SHBA bëri pikërisht këtë, ai mori përsipër t’i jepte një mësim: duke telefonuar policinë, duke i thënë se nëna e tij duhej të burgosej.
“Mami im po sillet keq”, i tha 4-vjeçari dispeçerit të 911-ës, sipas një regjistrimi të siguruar nga WTMJ. “Mirë, çfarë po ndodh?” pyeti agjentja e policisë. “Ejani ta merrni mamin tim”, u përgjigj djali.
Më pas, “fajtorja” ndërhyri, mori telefonin, mes kundërshtimeve të fuqishme të djalit të saj dhe tha: “Ky i vogli mori telefonin, është vetëm katër vjeç”.
Disa sekonda më vonë, ajo pranoi: “Hëngra akulloren e tij, ndaj ndoshta për këtë po telefonon policinë”.
Në sfond, djali i saj vazhdonte të argumentonte se i kishin ngrënë akulloren.
Dy efektive policie shkuan në shtëpinë e familjes për t’u siguruar që vjedhja e pretenduar e akullores nuk ishte një justifikim për një situatë më serioze. Kur arritën, djali e konfirmoi se nëna e tij ia kishte ngrënë akulloren dhe përsëri kërkoi që ajo të shkonte në burg, sipas policisë.
Policia thotë se vogëlushi përfundimisht pranoi të mos ngrejë padi, duke u thënë atyre se nuk donte që nëna e tij të shkonte pas hekurave, ai thjesht donte akulloren e tij.
Dy ditë më vonë, oficerët e befasuan denoncuesin e vogël me një akullore të re./People
Ka drejtësi Amerika...
Se kapën prej bilete, e ta rrafshin në shpulla? Si mundet të lejohet fëmija të të bëjë zborr, për asgjë?!
kur te rritet do rrah nenen e baben, i nxjerr dhe nga shtepia.... nuk telefonon me policine...
dhe mire do beje... askush nuk mund t'ia preke akulloren vogelushit...
Ja se ia nigjojne krismen per nja 16 vjet danocit. Black Friday mom for sale…
karlleqe zezosh