Mbreti Charles adhuroi një aspekt të veçantë të darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij katërditore në SHBA.
Monarku mori pjesë në një aktivitet tregtar dhe biznesi në Nju Jork ditën e djeshme, më 29 prill, ku u takua me 12 nga drejtuesit më të lartë ekzekutivë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në këtë aktivitet, ai bisedoi shkurtimisht me Stephen Schwarzman, kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë Blackstone.
Revista People bëri të ditur se gjatë bisedës së tyre, ai i tha Schwarzman-it, i cili gjithashtu mori pjesë në darkën shtetërore të martën, më 28 prill, se ishte “shumë i impresionuar nga muzika e ushtrisë” në event.
Argëtimi i mbrëmjes përfshinte shfaqje nga muzikantë ushtarakë amerikanë nga Marinsat, Ushtria dhe Forcat Ajrore.
Mbreti Charles është një adhurues i muzikës dhe rikujtojmë se ai i dha një dorë Princit Harry dhe Meghan Markle të zgjidhnin listën e muzikës në dasmën e tyre në vitin 2018.
“Ne punuam shumë me Princin e Uellsit, i cili ka shije të jashtëzakonshme në muzikën klasike, kështu që ishte vërtet argëtuese të kaloja pak kohë duke shqyrtuar përzgjedhjet me të”, pohoi Meghan në atë kohë, në një regjistrim për një ekspozitë në Kështjellën Windsor, duke iu referuar vjehrrit të saj përpara se të hipte në fron në vitin 2022.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, janë në një udhëtim 4-ditor në SHBA, i planifikuar për nder të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane nga Mbretëria e Bashkuar.
Lini një Përgjigje