Miliarderi amerikan: Mua dhe djalit na bënë ulje 100 mijë dollarë të udhëtonim me nëndetesën e Titanikut

23 Qershor 2023, 12:01Lifestyle TEMA

Miliarderi amerikan: Mua dhe djalit na bënë ulje 100 mijë

Një miliarder amerikan nga Las Vegasi tha se atij i kishin bërë një ofertë të lirë për të ndërmarrë udhëtimin me nëndetësen e Titanikut.

Miliarderi Jay Bloom tha se ai e refuzoi ofertën për të udhëtuar me nëndetësën e tragjedisë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Madje miliarderi tha se presidenti i kompanisë OceanGate, Stockton Rush i kishte bërë një ofertë të minutës së fundit- që të udhëtonin për 150 mijë dollarë për person- 100 mijë dollarë më pak se çmimi i zakonshëm prej 250 mijë dollarësh.

Miliarderi thotë se Stockton Rush i kishte thënë se udhëtimi në fund të Atlantikut është aq i sigurt, njësoj si të kalosh rrugën.

“I shpreha shqetësimet e mia për sigurinë dhe Stockton më tha se sigurisht që ka rrezik, por është më e sigurt se të fluturosh me helikopter apo të bësh zhytje skuba. 

Ai ishte absolutisht i bindur se ishte më e sigurt se të kalosh rrugën. Jam i sigurt se e besonte atë që thoshte. Por ai ishte kaq gabim,” tha miliarderi.

Bloom thotë se i vjen keq që pasaniku tjetër, Shahzada Dawood dhe i biri Suleman, që ishte vetëm 19 vjeç, shkoi në vendin e tij dhe humbën jetën në mënyrë tragjike.

Lini një Përgjigje