Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez pritet të kenë një rol të rëndësishëm në Met Gala 2026, teksa sipas burimeve të cituara nga Page Six, çifti ka premtuar deri në 10 milionë dollarë për sponsorizimin e eventit.
Mbrëmja më e madhe e modës në botë shërben për të mbështetur Costume Institute në Metropolitan Museum of Art, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në New York City.
Përveç mbështetjes financiare, Bezos dhe Sánchez do të jenë edhe bashkëkryetarë nderi të eventit, përkrah emrave të mëdhenj si Beyoncé, Nicole Kidman, Venus Williams dhe Anna Wintour.
Sipas ish-redaktorit të Vogue, William Norwich, çifti përfaqëson “mishërimin e ëndrrës amerikane” për shkak të pasurisë dhe ndikimit të tyre, ndërsa theksoi se ata gëzojnë edhe mbështetjen e Anna Wintour.
Megjithatë, përfshirja e tyre nuk është pritur pa debat. Disa zëra në industrinë e modës e shohin këtë afrim si një ndryshim në karakterin tradicional të Met Gala, duke e konsideruar më të orientuar drejt fuqisë financiare sesa ndikimit artistik.
Lauren Sánchez kishte tërhequr më herët vëmendje edhe me paraqitjen e saj në Vogue përpara dasmës në Venecia, ku morën pjesë figura të njohura si Kim Kardashian, Oprah Winfrey dhe Leonardo DiCaprio.
Ndërkohë, ish-menaxherja e eventeve speciale në Vogue, Stephanie Winston Wolkoff, ka theksuar se Met Gala ka pësuar një transformim ndër vite: nga një festë që dikur vlerësonte stilistët dhe muzat e tyre, në një event ku ndikimi financiar po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.
Burime të tjera sugjerojnë se shuma totale e sponsorizimit nga Bezos mund të arrijë deri në 20 milionë dollarë, ndërsa emri i tij tashmë figuron në materialet zyrtare të eventit.
Lini një Përgjigje