Mjeke dhe nënë në të njëjtën ditë, 24-vjeçarja diplomohet dhe shkon me vrap në spital për të lindur

17 Nëntor 2022, 17:26Lifestyle TEMA


Një 24 –vjeçare italiane është bërë nënë dhe mjeke në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për Benedetta Santoro, e cila shkoi të diplomohej në Universitetin e Perugias me dhimbjet e lindjes. Pas diplomimit ajo vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.


Siç raportohet nga mediat italiane, 24-vjeçarja nga zona e Arezzo-s shkoi në Perugia për për të diskutuar tezën e saj të diplomës, kur i filluan kontraktimet. Në ktë situatë, komisioni i diplomës i dha përparësi asaj.

Pas diskutimit të tezës së diplomës dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të vraponte me makinë në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi vajzën e saj.

 

1 Komente

  1. S
    Sabiani

    Vajza me jete te gjate. Po a mund te me shpjegoni si vrapohet me makine per ne spital o Mero?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje