Një histori dashurie me diferencë të madhe moshe vazhdon të ngjallë debat në rrjete sociale dhe në mediat ndërkombëtare. Modelja vietnameze Co Ngan, e cila sot është 29 vjeçe, ka reaguar sërish ndaj akuzave se është lidhur me partnerin e saj, miliarderin amerikan Wynn Katz, 75 vjeç, vetëm për shkak të pasurisë së tij.
Co Ngan u bë e njohur publikisht rreth vitit 2021, kur ishte vetëm 22 vjeçe, pas fejesës me Katz, CEO dhe sipërmarrës i njohur në industrinë e modës në Los Angeles. Që nga ajo kohë, lidhja e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës prej gati 46 vitesh në moshë.
Së fundmi, çifti festoi ditëlindjen e 29-të të modeles në një restorant luksoz në Kaliforni, një moment që riktheu edhe një herë komentet dhe dyshimet në rrjetet sociale. Përballë kritikave, Co Ngan ka qenë e drejtpërdrejtë në reagimin e saj.
“Nuk jam me të për para. Jemi bashkë sepse duhemi,” është shprehur ajo, duke theksuar se marrëdhënia e tyre bazohet në ndjenja dhe respekt të ndërsjellë, jo në interes financiar.
Modelja ka shtuar se pandemia e Covid-19 i ka mbajtur larg për periudha të gjata, çka sipas saj ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tyre. “Nuk kemi pasur shumë mundësi të festojmë bashkë momentet e rëndësishme, ndaj çdo takim ka një domethënie të veçantë,” ka deklaruar ajo.
Historia e Co Ngan dhe Wynn Katz është raportuar edhe nga media ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar reagimin e saj ndaj etiketimit si “gold digger” dhe përpjekjen për të mbrojtur zgjedhjen personale në një lidhje që sfidon normat tradicionale./E.K
Burimi: VnExpress
E per cfare tjeter ? Apo Ai eshte Alien dhe deshe ta provosh me nje jashte tokesor .
Ok... E do për karakterin hëëë. 75 vjet karakter mooo.
Me jeten e saj te beje c`te doje, por njerezit mos ti beje per budallenj.
Per sa kohe njerezit meren me jeten e te tjereve ! Nuk jane budallejne por debila ! Ti ose juve jo !
E do per statistike ndoshta. Po sgjete ndonje me te pashem apo vari karin mjafton te kete leke
Kuptohet jo. E dashuro hahaahahah. Baxhelle
Mire moj karakurve mos e mire per sex?Ai mezi e ben shuren.Po thuaj troc.E mora per para.Se gje tjeter ska kuptim.Ti moj karakurve je martuar me gjyshin tende.
Sa cudi pse nuk ra ne dashuri me ndonje murator apo kamarier 75 vjecar???