Modelja e OnlyFans rrezikon shikimin pas tatuazhit tronditës në sy

10 Qershor 2025, 16:55Lifestyle TEMA

Modelja e OnlyFans rrezikon shikimin pas tatuazhit tronditës në sy

Maria Magdalena, modelja e famshme në OnlyFans e njohur për transformimet ekstreme në trupin e saj, ka përjetuar një tjetër moment dramatik, këtë herë, duke vënë seriozisht në rrezik shikimin e saj.

Pasi ka kaluar vite të tëra në operacione estetike të rrezikshme, përfshirë atë që e quajti “vagina më e shëndoshë në botë”, Maria ka guxuar edhe më tej: ka bërë një tatuazh me bojë neon të verdhë në syrin e djathtë, për të arritur një pamje që ajo e përshkroi si një “perëndeshë hibride mutante apokaliptike”.

Por efekti nuk ishte aspak i parashikuar, pas procedurës, ajo u përball me dhimbje të tmerrshme, mavijosje dhe madje edhe gjakosje të syrit. Në një video të shpërndarë në TikTok, ku shihet me sy të fryrë dhe të mbyllur, ajo rrëfen:

“Është një masë e madhe bojë që s’po lëviz. Nuk mund ta hap më syrin, dhe drita më dhemb.” Mjekët paralajmëruan se nëse gjendja do përkeqësohej, ajo mund të përfundonte pa sy, duke iu nënshtruar një enukleacioni, një ndërhyrje për heqjen kirurgjikale të syrit.

Pas disa ditësh të vështira, gjendja e saj nisi të përmirësohej ngadalë, por rreziku ende nuk është kaluar. Mjekët tani po shqyrtojnë mundësinë për të hequr bojën e tepërt nga syri, për të shmangur pasoja të përhershme.

Maria Magdalena, e cila ka shpenzuar mbi 110,000 paund për ndërhyrje estetike, është kthyer në një figurë të diskutueshme në rrjetet sociale, ku ndjekësit.

2 Komente

  1. B
    Black Jack

    Gjalle qeka kjo again

    Përgjigjjuni
    1. f
      feliks

      yyyytttt bajge, kush i ndjek keto xerba

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje