Moderatorja e njohur flet për lidhjen me këngëtarin: Njeriu i duhur, në kohën e gabuar

5 Janar 2023, 13:50Lifestyle TEMA

Moderatorja e njohur flet për lidhjen me këngëtarin: Njeriu i

Si rrallëherë, moderatorja Kiara Tito ka folur për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri. Për këtë romancë, ajo është "ngacmuar" nga Amos gjatë bisedën në "BB VIP".

Kiara e pranoi lidhjen dhe tha se ka zgjatur dy vite, teksa e konsideroi Butrintin si personin e duhur, por në kohën e gabuar, pasi kanë qenë shumë të vegjël.

Ajo tregoi se kanë qenë moshatarë, pasi kujtojmë se të dy janë nga 26 vjeç.

E pytur nëse mund të rikthehen sërish, Kiara e mohoi një gjë të tillë, teksa pranoi se ka folur me këngëtarin edhe pas ndarjes.

BISEDA:

Amos: Ti ke qenë e lidhur me një këngëtar?

Kiara: Po

Amos: Ka zgjatur shumë vite?

Kiara: Dy vjet, goxha është mjaftueshëm

Amos: Dy vjet edhe konsumohet gjëja

Kiara: Po, por kemi qenë shumë të vegjël, domethënë 20 vjeç të dy, moshatarë.

Kiara: Ai ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar.

Amos: Po pse nuk e provon tani që koha mund të jetë më e përshtatshme.

Kiara: Po se di, kanë kaluar shumë kohë.

Amos: Ndjen akoma?

Kiara: Jo, jo. Kam folur, nuk është se nuk kam folur, por jo për rikthime.

Armaldo: Kiara të qeshin sytë.

Kiara (qesh): Nuk dua të flas, nuk dua t'iu shikoj.

Amos: Po ku paske qenë o goc.

1 Komente

  1. P
    Plani 5te pesevjecar

    Aaaaa... vërtet të moderoka kjo cuca. Lajm I ditës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje