
E dashura futbollistit Joao Felix, Magui Corceiro ka mohuar akuzat për tradhëti ndaj të dashurit të saj me mbrojtësin Pedro Porro.
20-vjeçarja portugeze, e njohur si aktore, influencere dhe modele, filloi të takohej me Felix-in gjatë kohës kur ai ishte pjesë e skuadrës së Benfica-s në vitin 2019 përpara se të transferohej tek Atletico Madrid-i.
Duke folur përmes Sports Mole , ajo shpjegoi: “Nëse do të doja të puthja dikë, në një moment intim, nuk do të ishte në një klub, aq më pak në zonën VIP ku mund të më shihte gjithë klubi."
“Situata po del jashtë kontrollit dhe po më lëndon mua, dhe Joao gjithashtu. E takova Porron disa muaj më parë papritur në një darkë grupi dhe që atëherë kemi kaluar shumë mirë, jemi miq shumë të mirë.
E dua, është i jashtëzakonshëm dhe njerëzit që e njohin, e njohin shumë mirë”, shtoi ajo.
booooo bo ca pidhi