
Moderatorja Dojna Mema ka postuar një shkrim në rrjete sociale ku ka folur për konceptin e bukurisë, duke theksuar se të qënit origjinale është zgjedhja më e mirë sipas saj për të qenë një njeri i lumtur për një kohë më të gjatë.
Me ane të një postimi ku përmendi disa nga ikonat e bukurisë të cilat kishin “probleme” si disa kg më shumë se ajo që shoqëria konsideron normale, siç është rasti i Monroe apo dhëmbë të parregullt, ajo goditi fenomenin kaq shumë të përhapur të perfeksionit.
“Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot.
Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike.
Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë“, ka shkruar ajo.
Kjo duhet te fitoje patjeter vemendjen e liderit global. Kushedi, te pakten ministreshe ben.
Shume mire ka thene.Doja te shtoja nje gje te rendesishme; nderhyrjet per ndryshime ne pamje jane ofendimi me i madh qe mund t'i behet nenes qe te lindi.I shemtuar mund te lindesh por i keq behesh vete.