Motra surprizon Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë unike

7 Nëntor 2025, 13:30Lifestyle TEMA
Motra surprizon Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron

Futbollisti i Kosovës dhe tashmë ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pasur një vizitë të veçantë dje në Itali, ku është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër.

Ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku ka shprehur krenarinë dhe emocionet për faktin që i vëllai është pjesë e një klubi me traditë të madhe si Juventusi, duke shkruar: "Së bashku mund t'i kthejmë ëndrrat në histori".

Zhegrova, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut.
Megjithëse nuk arriti të ndikojë në rezultat, takimi u mbyll me rezultat 1–1.

Vizita e motrës duket se ka sjellë një moment të ngrohtë familjar për sulmuesin kosovar, i cili vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare me paraqitjet e tij në Serie A dhe në arenën evropiane.

1 Komente

  1. o
    or taj...

    Po na lini nje moment pa qeshur: Vizite "surprize" dhe daja fap sikur ka ne dore llampen e Aladinit therret xhindin qe i sjell fanelen e Juves e ja jep menjehere mbeses fanellen me emrin e saj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje