Multimiliaderi 70 vjeçar tregon se si e dashura e tij 26-vjeçare ra në dashuri me të: E bëra për vete me buzëqeshjen time

12 Mars 2026, 15:03Lifestyle TEMA
Multimiliaderi 70 vjeçar tregon se si e dashura e tij 26-vjeçare

Mark Davis, multimilioneri 70-vjeçar dhe pronar i ekipit të Las Vegas Raiders, ka zbuluar detaje për lidhjen e tij me balerinën 26-vjeçare Hayden Hopkins. Ai ka treguar se njohja mes tyre ka ndodhur në mënyrë krejt të papritur dhe se në fillim ajo nuk e dinte që ai ishte një nga figurat më të fuqishme në sportin profesionist amerikan.

Sipas Davis, ajo që e tërhoqi Hopkins nuk ishte pasuria apo fama e tij, por personaliteti dhe buzëqeshja e tij. Ai thekson se marrëdhënia mes tyre lindi natyrshëm dhe pa interesa materiale, duke sfiduar stereotipet që shpesh shoqërojnë çiftet me diferencë të madhe moshe.

Historia e tyre ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa e shohin si një dëshmi se dashuria mund të lindë pa interesa, ndërsa të tjerë kanë ngritur pikëpyetje mbi natyrën e kësaj marrëdhënieje.

7 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    eh si duket me të vërtetë qënka dashuruar pas buzëqeshjes së tij!direkt nga titulli në lajm është shëndruar nga "Multimiliaderi 70 vjeçar" në "multimilioneri 70-vjeçar"!çdo njeri ka shijen e tij,kjo goca me shiguri ka pa ndonjë gjo të bukur tek buzqeshja e tij!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Buzeqeshja jote te ben per te vjelle ndersa kuleta po, te ben per "vete"

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niku

      Yes Mark, it was your hairstyle more than anything. Si nuk e dinte ajo qe ti ishe pronari i Raiders? Thjesht te kerkosh ne Google per emrin Mark Davis, te del surrati yt dhe modeli i flokeve qe i qeth me tas. Shitja skuadren Tom Bradyt e mblidh mendjen, shijoje pleqerine me mbesen tende.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Don juan

        Si te mos dashurohet nje modele 26 vjece me buzeqeshjen e ketij multimiliarderi 70 vjec!!!? Super buzeqeshje qe te merr mendet ????????

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psikologu

          Grate dashurohen me ate cfare degjojne, kurse burrat dashurohen vetem me ate cfare shohin.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Masazhtorja

            ???? Psikologut!

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qefliu

              Rroft Viza OOOO Mavri edhe unë si mashkull isha dashuruar për këtë palaço

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje