Ndërron jetë ikona e modës Giorgio Armani

4 Shtator 2025, 15:30Lifestyle TEMA
Ndërron jetë ikona e modës Giorgio Armani

Bota e modës është në zi. Dizajneri legjendar italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë “Armani Group”, e cila njoftoi se ai u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga familja.

Në deklaratën zyrtare të kompanisë thuhet:
“Me dhimbje të pafund njoftojmë ndarjen nga jeta të themeluesit tonë. Në këtë kompani jemi ndjerë gjithmonë si pjesë e një familjeje. Sot, me emocione të thella, ndiejmë boshllëkun që la pas ai që me vizion, pasion dhe përkushtim e ndërtoi këtë familje. Ne, punonjësit dhe familjarët që kemi qenë pranë tij, angazhohemi të mbrojmë trashëgiminë që ai la, duke e çuar përpara me respekt, përgjegjësi dhe dashuri.”

Armani mbajti rolin e CEO-së dhe drejtorit kreativ deri në ditën e fundit të jetës. Në intervistën e tij të fundit, dhënë fundjavën e kaluar, ai pati thënë:
“Dobësia ime më e madhe është fakti që dua të kem gjithçka nën kontroll.”

I lindur në Piacenza më 1934, Giorgio Armani e ndërtoi perandorinë e tij duke e kthyer në një nga markat më të mëdha të modës në botë, e cila sot njihet si sinonim i elegancës, stilit dhe luksit./ E.K

1 Komente

  1. S
    Shqiperia

    Njeri madheshto, I pa krshasueshem sot, prefekti I modes e jo vulgariteti, shpirti I tije pushofte ne paqe, ngushdhime te gjithve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje