Në frymën e deklaratave të Elon Musk, britaniku thotë se ka bërë 190 fëmijë

9 Maj 2025, 09:05Lifestyle TEMA
Në frymën e deklaratave të Elon Musk, britaniku thotë se ka

Në përpjekjen e tij për të “rritur popullsinë e planetit”, në frymën e deklaratave të Elon Musk, një 54-vjeçar britanik ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me një pohim kontrovers: Rob Albon pretendon se ka bërë 190 fëmijë duke dhuruar spermën e tij “natyrshëm”.

“Unë jam Elon Musk i të varfërve,” tha Albon për Daily Mail, duke theksuar se, ashtu si miliarderi amerikan me 14 fëmijë, edhe ai ndjen se po i jep diçka botës përmes produktivitetit të tij biologjik.
“Ndjej një përgjegjësi ndaj paraardhësve dhe brezave të ardhshëm. Është mënyra ime për të treguar respekt për prindërit. Po e bëj për brezat që vijnë.”

Dhënia “natyrale” e spermës dhe reklamat në rrjete sociale Albon, i cili është aktiv në një faqe në Facebook që promovon inseminimin natyral – një term që nënkupton marrëdhënie seksuale të zakonshme ose të pjesshme për qëllime fekondimi - e konsideron këtë metodë si më të efektshmen për shtatzëni.
Megjithëse kjo formë nuk është e njohur apo e pranuar nga ndonjë bankë legjitime sperme.

Që prej zhvendosjes nga SHBA në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020, Albon pohon se është bërë baba i rreth 40 fëmijëve të tjerë. Pjesa më e madhe e fëmijëve të tij ndodhen në Amerikë ose Argjentinë, vende ku ai më parë punonte si përkthyes.

Megjithatë, praktika e tij ka pasur edhe pasoja personale. Ai është distancuar nga dy fëmijët që pati gjatë martesës 30-vjeçare me ish-bashkëshorten.

Emri i Albon u bë publik në shkurt nga një vendim i një gjyqtari në Uells, i cili paralajmëroi gratë për rrezikun e kësaj praktike të pazakontë dhe të pasigurt. Me pseudonimin “Joe Donor”, Albon kërkonte 133 dollarë për çdo “seancë”, plus shpenzimet.

Zëvendësgjyqtari i Gjykatës së Lartë e përshkroi atë si “krejtësisht të pandjeshëm dhe pa empati” – një përshkrim që Albon e mohoi.
“Është qesharake,” tha ai. “Gjykatësi padyshim që gabon. Një fëmijë ka të drejtë për një certifikatë lindjeje të saktë. Emri im duhej të ishte aty, por është ai i një gruaje tjetër që nuk kishte të drejtë të figurojë.”

Ai shtoi se ky vendim gjyqësor, në vend që ta ndalonte, vetëm sa i rriti famën:
“Ai tha se e bëri për të mbrojtur gratë nga unë, por në fakt më ekspozoi ndaj më shumë grave që kërkonin ndihmën time.”

Përveç shqetësimeve në Britani, Rob Albon është gjithashtu subjekt i një urdhri arresti në shtetin amerikan të Wisconsin, ku përballet me gjashtë akuza për mospagesë të mbështetjes financiare për fëmijët.

Lini një Përgjigje