Patinatorja spanjollo-britanike Olivia Smart ka ndarë me publikun lajmin e fejesës me ish-rivalin e saj në gara, Jean-Luc Baker, duke emocionuar fansat e patinazhit artistik në mbarë botën.
Momenti romantik u bë publik gjatë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, ku çifti vendosi që propozimi për martesë të ndodhte pikërisht në Ditën e Shën Valentinit.
Historia e tyre është edhe më e veçantë, pasi Smart dhe Baker kanë qenë më parë kundërshtarë në akull. Ata janë përballur si rivalë gjatë Lojërat Olimpike Dimërore 2022, ku garuan me partnerë të ndryshëm.
Në Olimpiadën e këtij viti, Olivia Smart garoi me partnerin e saj aktual sportiv, Tim Dieck, por nuk arritën të fitojnë medalje, duke u renditur në vendin e nëntë në patinazhin artistik në çifte. Megjithatë, për sportisten, suksesi më i madh i kësaj periudhe erdhi jashtë pistës së akullit.
Nga ana tjetër, Jean-Luc Baker është një emër i njohur në patinazhin artistik, pasi ka fituar medaljen e bronztë në garën ekipore në Lojërat Olimpike Dimërore 2018.
Në një video të publikuar nga kanalet zyrtare të Olimpiadës, Baker tregoi emocionet pas propozimit për martesë:
“Ne kemi qenë miq shumë të afërt për rreth 11 ose 12 vjet. Nuk mund ta imagjinoja jetën pa qenë i sigurt që ajo e dinte se si ndihesha për të”.
Ai shtoi se pikërisht pas garës në Pekin, ku u përballën në akull si rivalë, kuptoi se kishte ardhur momenti të shprehte hapur ndjenjat e tij për Olivian
Lini një Përgjigje