
Tan Brahimi është aktori i humorit që prej dy javësh është bërë pjesë e “Big Brother”. Aktori shumë pëlqyer në rrjetet sociale ka çuar në shtëpinë e famshme natyrën e tij paqësore, por edhe shumë batuta e të qeshura.
Ndonëse u bë shumë ditë në shtëpi, ai ka zgjedhur që të flasë pak për jetën e tij brenda, edhe pse episode e dhimbshme nuk kanë qenë të pakta për të.
Vetë aktori i humorit e ka ndarë rrëfimin e tij me ndjekësit në rrjete sociale, duke zbuluar copëza të një kalvari me ngjarje të rënda për të.
Jeta e tij ndryshoi në vitin 2013, kur prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident të rëndë automobilistik. Vetë aktori ishte me ta në makinë, por ia doli që të shpëtojë, edhe pse i është dashur shumë kohë që të marrë veten.
Kjo ka qenë edhe periudha kur konkurrenti i “Big Brother” luftoi me depresionin. Madje, ashtu si vetë ai ka thënë, familjarët e ruanin që mos të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Vite të vështira ekonomike dhe me depresion të thellë ndryshuan totalisht jetën e tij, por edhe të familjes së tij.
Megjithatë, zhgënjime të njëpasnjëshme mori edhe në karrierën si aktor humori. Tani provoi audicionet e “Portokallisë” dhe fitoi, por kjo erdhi në momentin më të keq, pikërisht kur humbi të dy prindërit. Megjithatë, ai vendosi të shkojë te “Portokallia”.
Më pas u bë pjesë e “AlPazar”, ku qëndroi për 4 vite dhe u largua pas një përplasjeje me Agron Llakajn. Nga “Portokalli” u largua nga puna me motivacion se humori i tij nuk ishte në nivelin e shfaqjes.
Por pas një kohe tek “AlPazar”, shkëputja me Agron Llakajn ka qenë e vështirë. Vetë Tani ka bërë me dije se me drejtuesin e shfaqjes pati një konflikt dhe madje nuk është paguar.
Pas një kalvari të tillë, sot Tani është në kërkim të famës në “Big Brother”, duke shpresuar se më pas do të marrë oferta pune, për të rregulluar jetën e tij dhe të familjes së tij.
Ju dhjefsha mu ne fytyre te Luizit , shqiptaret jane njerez pa vlera , respektojne hajdute , te korruptuar kriminel dhe drogemen , kurse kete djalin as nuk e perfillin , jo se eshte AS por eshte i qete i pastërti dhe i edukuar, ky ka nevoje per mbeshtetje
Do Zoti regullohesh mor Tan Brahimi ,se duket qe je djale Zotni ! Hajde pac fat dhe mos u dorezo , por lufto ! Te prifte e mbara !
te gjithe tifozet e Luizit uroj te bejne TY te njejten gje. dallkauk
Ka shume te tjere qe ky minatori i memaliajt Agron Llaka i ka debu perdhunisht duke u mbajt pagat. Si mund te ndodhe kjo dhe instancat te bejne sehir??????,!!!!!
Une kam pare nje video ne forme monologu shume te ndjere e te sinqerte, te postuar nga vete Tani ne FB apo YouTube ose diku tjeter, s'ka rendesi, ku ai pohon qe konfliktin e ka patur me drejtuesit dhe jo me Agron Llakajn. Bile, ai thekson qe Agroni e ka mbeshtetur, ndihmuar e perkrahur per te filluar perseri pas deshtimeve dhe fatkeqesive qe i kane ndodhur. Qofsha i gabuar, por mua me duket se kjo eshte pune e gazetarise tone, qe per te terhequr klikime dhe lexues, deformojne te verteten ne forme sesancionale, deri aty sa, shume here, titulli i shkrimit eshte i kundert me permbajtjen e tij.
Ke te drejte, keshtu e mbaj mend dhe une. Ai e falenderonte Agron Llaken per ndihmen e tij , por une ekam degjuar vete Tan Brahimin ne big brother qe pohon ate qe eshte shkruar ne kete artikull . Me ka bere pershtypje shume kjo gje. Te them te drejten Agron Llaka nuk njihet per maskara.
Dhe po e kerkon famen duke u lidhur me nje njeri pa dinjitet si “ Maestro” dhe hipokritja femra me e ulet Olta ku do te ngihet ky lloj humoristi ?????
I vetmi faj I ktij,! … qe coi prinderit ne hell parakohe me accidentin qe ka bo , fajtor dhe mekatar ????
Ne ate mjedis, ku ndodhet Tan Brahimi simpatik dhe i dashur, i sjellshem dhe i edukuar, triumfues mbi fatkeqesine e tmerrshme te aksidentit automobilistik dhe humbjen e prinderve te dashur, lulezojne veset dhe jo vlerat. Provokimet, xhelozite, mëritë, inatet, shtirjet, egoizmi, degjenerimi etj jane vese ne gare, kush e kush te marre sa me shume ''vota''. Do te deshiroja qe Tan Brahimi te gjeje vleresimin pozitiv nga votuesit teleshikues dhe te qendroje deri ne finale. Suksese, i nderuar dhe i vuajtuajturi, i miri njeri!