Nga video me Arian Çanin ku ishte e dehur tek grabitja me armë, episodet që lanë gjurmë në jetën e Ermiona Lekbellos

25 Shkurt 2023, 17:47Lifestyle TEMA

Nga video me Arian Çanin ku ishte e dehur tek grabitja me armë,

Ermiona Lekbello prej pak ditësh është duke shijuar eksperiencën e saj në “Big Brother”. Megjithatë, ashtu si vetë ajo është shprehur, deri më tani nuk e ka gjetur veten në atë shtëpi.

Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italisë dhe SHBA-së, ndaj dhe sipas saj, përshtatja ka qenë edhe më e vështirë. Por, të shumtë e mbajnë mend Ermionën nga videoja e famshme me Arian Çanin para disa vitesh. Të gjithë e kujtojmë Ermionën, teksa dukej e dehur duke ftuar për seks gazetarin.

Por, në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu:

“Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime.

Kur njerëzit nuk dinë se çfarë të ka ndodhur pastaj të shohin ashtu si më panë, normal arrijnë në konkluzionin që duan, por tek e fundit nuk është problemi im”, tha Ermiona.

“Unë isha ashtu dhe pikë, nuk justifikoj veten”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”, Ermiona nuk ka folur asnjëherë për këtë histori. Për këngëtaren ky është episodi më i turpshëm, ndaj edhe ka preferuar që mos ta prekë më këtë temë, duke e mbyllur njëherë e mirë atë kapitull.

Megjithatë, shpesh ajo ka përmendur ish-partnerin. E pyetur për marrëdhënien me babain e vajzës, ajo pohoi se nuk ka asnjë lloj kontakti me të dhe se ndarja ka ndodhur pas 5 vitesh bashkëjetesë, pasi ata nuk kanë qenë kurrë të martuar.

Ajo u shpreh se e ka përjetuar shumë atë periudhë, pasi ish-partneri i saj nuk e kuptoi kurrë se si ishte ajo në të vërtetë. Ermiona u shpreh se ai nuk e kuptoi asnjëherë tipin e saj, gjërat që kishte qejf, pasionet, dhe për këtë arsye vendosi që të ndahej nga ai.

Ajo shtoi se Shqipëria e ka ndjekur gjithmonë nga pas, me të gjitha paragjykimet që ka ky vend, ndonëse ajo prej vitesh jeton jashtë. Ermiona i dha edhe një mesazh të gjitha vajzave dhe grave, duke u thënë se çdo gjë kalon nëse ato qëndrojnë të forta. Duket se jeta e re në Itali e Ermionës tashmë është mes biznesit që ka dhe të bijës, sot 26-vjeçare.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ka treguar edhe një episod të rëndë që i ka ndodhur në Shqipëri. Ermiona ka rrëfyer sesi ka rënë pre e grabitjes me armë kur ishte 25 vjeç. Duke folur me Evën, Ermiona ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.

Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ia falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar. 

Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë. Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj, në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh Policia ia gjeti makinën.

9 Komente

  1. A
    Andi

    Ik mi shurranjose

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      ....u ndamë me babain e vajzës sepse nuk ishim të martuar?!!!!!!! Kësaj pune i vjen që ti ke qenë dhe vazhdon të jesh një kurvë,ke bërë një kopileshë e cila pa fajin e vet por me fajin tënd ajo nesër mund të bullizohet,nënçmohet etj. Ti nuk j asgjë tjetër veçse një kurvë.Rrofshin "televizionet dhe gazetat "e haleve që ju japin hapsirë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ka per te tere

        TV bordella qe shtojne audiencen me kurva por edhe kurva plaka pidh vyshkura qe jane shkerdhuer qe ne moshe 5 vjecare.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Do shkoje FINALE e meriton ju njerez qe vetem shani jeni te keqinje nga shpirti dhe pa kultute

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kdo

            Injorante

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kdo

              Injorante

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kdo

                Injorante

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kdo

                  Injorante

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kdo

                    Injorante

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje