Një i afërm tenton të vrasë Kim Kardashian, modelja shton rojet

9 Tetor 2025, 11:00Lifestyle TEMA
Një i afërm tenton të vrasë Kim Kardashian, modelja shton

Kim Kardashian po përballet me një situatë alarmante sigurie, pasi një person shumë i afërt me të ka tentuar ta vrasë. Lajmi është bërë publik për herë të parë në trailer-in e sezonit të shtatë të serialit “The Kardashians”, ku vetë Kim rrëfen momentin kur është kontaktuar nga hetuesit e saj privatë që e informuan për ngjarjen tronditëse.

Sipas “Radar”, pas këtij incidenti, Kim ka rritur ndjeshëm masat e mbrojtjes. Ajo ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura, të cilët janë të pranishëm në shtëpinë e saj, në automjetet që ajo përdor dhe pranë shkollës së fëmijëve të saj.

Masat e sigurisë janë forcuar edhe në ambientet e bizneseve të saj, SKIMS dhe SKKN, ku çdo person që hyn i nënshtrohet kontrollit të rreptë përfshirë edhe shpërndarësit e porosive. Sipas burimeve, Kim po jeton nën një regjim sigurie që ngjan me mbrojtjen që ofron Shërbimi Sekret.

Në trailer-in e publikuar, edhe motrat e saj shfaqen të shqetësuara. Kendall Jenner pranon se “të gjithë janë në tension”, ndërsa Kylie rrëfen se ka dëgjuar hapa të dyshimtë në dhomën e saj.

1 Komente

  1. N
    Niku

    S'kane si ta bejne programin interesant dhe bejne nga keto filmat me vrases ne shtepi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje