Aktori i famshëm Tom Hanks ka befasuar banorët e Nju Jorkut këtë javë, pasi është parë duke udhëtuar me metronë publike, një gjest që pak yje të Hollywood-it do ta bënin.
Pavarësisht statusit të tij si një ndër aktorët më të njohur në botë dhe një pasurie të vlerësuar rreth 400 milionë dollarë, 69-vjeçari tregoi edhe njëherë se mbetet një prej figurave më modeste dhe tokësore të showbiz-it amerikan.
Fituesi i dy çmimeve Oscar u pa në tren me një veshje të thjeshtë: xhaketë ngjyrë kaki, pulovër gri të errët, pantallona të zeza dhe një kapelë sportive “Yankees”. Ai mbante syze transparente dhe maskë mbrojtëse, duke u përpjekur të kalonte sa më pa zhurmë mes pasagjerëve.
Disa prej udhëtarëve e njohën aktorin e “Forrest Gump” dhe nuk humbën rastin ta fotografojnë. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë që shumë fansa të komentojnë për thjeshtësinë dhe sjelljen e tij.
Ky veprim i Hanks vjen vetëm disa muaj pasi vajza e tij, E.A. Hanks, publikoi autobiografinë ku rrëfen detaje të vështira nga fëmijëria e saj dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me prindërit, Tom Hanks dhe aktoren e ndjerë Samantha Lewes./E.K
Burmi: Daily Mail
Artistë dhe njerëz të mëdhenj…
Njerëz plera që nxjerrin me vrapë kamerat. Lëreni tjetrin të shijojë jetën si I pëlqen.... Ai do të jetë mes njerëzve këta I thonë nuk ke nga shkon. Të njohëm.
Eshte bere Vipi synet.Po hengri vipi grosh,jepet lajm,po hipi ne metro,autobus,jepet lajm,ngjarje jashtzakonshme.Vari k. ketyre lajmeve idiote,