Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtarët Hadise Acigoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.
Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.
Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut. Operacioni u krye nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për deklarata.
Lista përfshin këngëtarë, aktorë, prezantues televizivë dhe influencues si Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirincci, Engin Polat, Dilan Polat, Deren Talu, Zeynep Meric Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.
Hetimi do të bazohet kryesisht në rezultatet e testimeve toksikologjike dhe në vlerësimet ligjore pasuese. Sipas ligjit turk, përdorimi personal i drogës mund të çojë në trajtim, rehabilitim ose kushtim provizor, jo domosdoshmërisht në burgim.
Imagjino po të bëhet një gjë e tillë në Shqipëri sa "Vipa" do dilnin përdorues droge!!! Edhe pse në fakt nuk e merr dot tjetrin me forcë për t'i bërë analizat me dyshimin se mos është përdorues. Por duke qënë se Rama është autokrat si Erdoğani mund ta bënte. E vetmja gjë që do e pengonte është se mos Rama është përdorues vetë.
Budallejte cmenden dhe droga jua afron kete Cmenduri ! Psikopati... dhe pastaj Truri ju shkon per leshe ! dhe vdekja ju afrohet me shpejte.. Ha thua se ska me mijra gjera te tjera qe njerezit te " Argetohen " Mjafton qe pime Cigare Ai qe e pin sph dhe eshte e tepert dhe jo me te filloshe te pishe droge ! Aa qe e shesin jane te denuar nga Zoti ! kure skan eper te pare drite me sy dhe gezime ! Ata ose vrasin njeri-tjetrin ose perfundojne ne Burg ose behen vete vares te droges ! dhe ne fund shkojne per leshe ....

Mos me kane droga a ka qe e mban tempon e fames 24h ? Te jeshe i famshem esht njejt si te jesh super i pasun….gjithe vrapojne pas teje me nxjere lekun…aty ku jane te fameshit jane leket…dikush e ha e tjetri ja tuf…