Shtëpia e ankandeve Christie’s njoftoi sot se do të ofrojë një nga diamantet më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë – “Golconda Blue”, një diamant blu në formë loti me peshë 23.24 karat, vlera e të cilit, sipas vlerësimeve, është midis 35 dhe 50 milionë dollarë në ankandin Magnificent Jewels në Gjenevë.
Perlë është e ngulitur në një unazë me dizajn modern të firmosur nga argjendaria e famshme “JAR”, shkruan Forbes. “Golconda Blue” ka një histori të pasur të lidhur me fisnikërinë indiane.
Në vitet 1920, ajo u vesh nga Yeshwant Rao Holkar, Maharaja i Indore, i cili bashkëpunoi me shtëpitë më të famshme evropiane të bizhuterive të kohës. Diamanti ishte pjesë e një byzylyku të porositur nga shtëpia e “Chaumet”, dhe më vonë u inkorporua në një gjerdan luksoz nga shtëpia e “Mauboussin”.
Çfar halli keni? Shkon Nul Moka apo Llek Gjinuri dhe e blejnë.