
Porti më i madh dhe qyteti i dytë më i madh egjiptian, Aleksandria, mund të zhduket nën det brenda disa dekadash.
Edhe sipas skenarit më të mirë të OKB-së, një e treta e qytetit, i cili u themelua nga Aleksandri i Madh në deltën e Nilit, do të jetë nën ujë ose i pabanueshëm deri në vitin 2050, raporton Jutarnji list.
Një milion e gjysmë banorë nga gjithsej gjashtë milionë do të duhet të ikin nga shtëpitë e tyre dhe rrënojat e lashta të qytetit dhe monumentet historike janë në rrezik të madh nga Deti Mesdhe.
Deri më tani, qindra banorëve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u dëmtuan nga përmbytjet në 2015 dhe 2020.
Siç raporton Jutarnji list, çdo vit qyteti fundoset me më shumë se tre milimetra. Në të njëjtën kohë, niveli i detit po rritet për shkak të ngrohjes globale.
Sipas parashikimeve më të këqija të panelit klimatik të OKB-së IPCC, Deti Mesdhe mund të rritet me një metër brenda tridhjetë viteve.
Ai do të përmbyste “një të tretën e tokës bujqësore shumë produktive në deltën e Nilit” si dhe “qytetet historikisht të rëndësishme si Aleksandria”, parashikon OKB.
Po pse flisni per Aleksandrine ne Egjypt ju ? I keni pare parashikimet per Durresin? E gjtithe keneta e Durresit do jete nen uje ne 2050. Po ashtu edhe shume laguna te tjera te bregut shqiptar. Durresi do jete ishull ne 2050.
Xono, Ishalla jo, por ka shumë mundesi të ndodhe varianti jot. Do jetë katastrofë per Durresin. Studimi dhe ndertimi i portit të jahteve shpresoj të ketë marre pasaysh zhvillimet klimatike dhe ndryshimet e nivelit të ujit, per ta ngritur bazamentin e të gjitha ndërtimeve mbi nje meter. Ndryshe, Durresi nuk do kete ndonje perfitim afatgjate nga ai ndertim.
Porti i jahteve nuk ka marre parasysh asgje.Do mare leket e shqiptareve,do ju shese prona te cilat jan ne truall shqiptar dhe do ike.
Ashtu është po të parashikohet ky fenomen ,atëherë të mos ndërtohet gjith ky investim i madh pa asnjë të ardhëme për Durrësin apo për gjish Shqipërinë Kështu.mendoj un si.qytetare 70 vjeçare nga Durrësi
Po per portin e kan kollaj kto i investum po u myten ndet investimet dr kan me vite ktu mezor e bon at port tgjith durrsaket kan derdh djersen baballaret ton ne at port i teket ramovicit do ta boj kshu un se do ta boj pron timen me firmen rama grup ju dr po deshet mir po sdeshet mytuni ndet po ca mor lg burr po vidhni si doni dhe sdini me pushu zoti mort hak ke ju se populli shkret buk skan nshpi se as asistenc nuk ipni
Po per portin e kan kollaj kto i investum po u myten ndet investimet dr kan me vite ktu mezor e bon at port tgjith durrsaket kan derdh djersen baballaret ton ne at port i teket ramovicit do ta boj kshu un se do ta boj pron timen me firmen rama grup ju dr po deshet mir po sdeshet mytuni ndet po ca mor lg burr po vidhni si doni dhe sdini me pushu zoti mort hak ke ju se populli shkret buk skan nshpi se as asistenc nuk ipni