Nuk i jep për të pirë, 79-vjeçari qëllon me pistoletë të birin banakier

19 Gusht 2022, 21:00Lifestyle TEMA

Nuk i jep për të pirë, 79-vjeçari qëllon me

Kërkoi një pije, por banakieri nuk pranoi t’ia servirte, për këtë arsye një 79-vjeçar nga Lauro, në provincën e Avellino në Itali, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe qëlloi dy herë, fatmirësisht pa lënduar asnjë nga të lënduarit.

Ngjarja u regjistrua në një lokal të vogël province, ku policia mbërriti menjëherë dhe arrestoi të moshuarin, i cili tashmë po qëndron në arrest shtëpie.

Ajo që në fakt fillimisht ngjau si një zënkë mes një klienti dhe punonjësit të lokalit, ishte në fakt një sherr në familje.

79 vjeçari ishte babai i banakierit të lokalit, i cili refuzoi t’i jepte atij ende alkool. Për këtë arsye i moshuari nxori armën që rezultoi e vjedhur dhe qëlloi dy herë.

2 Komente

  1. I
    Illyrian

    Asnjë nga të LËNDUARIT, nuk është lënduar????!!! E kuptuat mo?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje